Super Mbappe, ia fiton ndeshjen PSG’së

Futboll

Super Mbappe, ia fiton ndeshjen PSG’së

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 19:19
PSG

PSG ka fituar sot si mysafirë i Guingamp ku e ka mundur me rezultat 1-3. Protagonist i kësaj fitoreje është padyshim, Kylian Mbappe

PSG ka arritur edhe fitoren e dytë në Ligue 1 të Francës, pasi që ka mposhtur më rezulta 1-3 Guingamp.

Fillimisht ishin Guingamp që arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 20’të më Roux.

Pavarësisht preisionit, PSG nuk arriti të barazoi rezultatin në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë hyrja e Kylian Mbappes arriti qëllimin e vet. Fillimisht rezultatin e barazoi nga penalltia, Neymar por më vonë kryefjala e kësaj ndeshje u bë Mbappe.

Ai kaloi në epërsi PSG’në në minutën e 82’të për të shënuar edhe golin e qetësisë për parisienët në minutën e 90’të.

Me këtë fitore PSG kalon në vendin e parë më 6 pikë, duke fituar dy ndeshjet e para të këtij fillimsezoni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat