Allegri: Juventusi duhet të rizgjohet

Futboll

Allegri: Juventusi duhet të rizgjohet

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 21:04
Max Allegri

Max Allegri ka thënë se Juventusi duhet “që mos ta zë gjumi”, pas fitores se ngushtë kundër Chievos, por ai ka thënë se “skuadra duhet të rimendoj se fitorja nuk është e garantuar”.

Juve shënoi shumë herët me Sami Khediran, pastaj Mariusz Stepinski barazoi rezultatin, kurse Chievo kaluan të parët në epërsi me Emanuele Giaccherini.

Presioni i Leonardo Bonuccit në Mattia Banin bën që të barazohet rezultati kurse krejt në fund Federico Bernardeschi arriti të shënoi fitore dramatike, krejt në fund të ndeshjes.

“Ne nuk luajtëm mirë në mbrojtje, madje edhe në pasime, sepse ne menduam që ndeshja është në dorën ton, ne e ngadalësuam edhe tempon”, tha trajneri për Sky Sport Italia.

“Ne lejuam presionin e kundërshtarit, u mbrojtëm keq dhe normalisht kështu pëson. Ishte një fitore e madhe që ne kemi pasur nevojë, sepse na rikujtojë se në këtë ligë, pra Serie A, titulli fitohet me zorë dhe se asgjë nuk është e garantuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat