Skandaloze, Modric e qet në “rren” Perezin

Futboll

Skandaloze, Modric e qet në “rren” Perezin

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 21:52
Modric

Modric e ka vënë në një pozitë shumë të keqe Florentino Perezin pasi që ai u ankua në FIFA dje

Real Madridi e ka denoncuar Inter Milanin se kishte kontaktuar pa leje Luka Modricin këtë verë, por skuadra italiane e ka refuzuar këtë fakt duke thënë se ata nuk kanë shkuar kaq larg me mesfushorin kroat.

FIFA ka kërkuar sot sqarime edhe nga lojtari për atë se çfarë ka ndodhur këtë verë dhe kush ka kontaktuar kë pa leje.

Për befasinë e presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, Luka Modric ka konfirmuar që Inter Milan nuk ka qenë pas nënshkrimit të tij, ata nuk konsideronin që kanë mundësi ta largojnë atë nga Real Modridi në këtë moment. Italianët e kanë ditur çmimin e kroatit që kalonte mbi 150 milionë euro dhe e kanë parë të pamundur pasi që buxheti i tyre është shumë larg shumës se kërkuar.

Kjo është arsyeja pse Interi nuk ka faj për kontaktin, pas që vet Luka Modric ka biseduar me ta, sepse është klubi që ka ëndërruar të luaj qëkurse fëmijë dhe po ashtu në këtë klub janë tre bashkëpatriot të tij.

Kështu që ai dëshironte me çdo kush largimin, një largim që përfundojë me asgjë pasi që tani atij i kanë propozuar rinovim të kontratës, Real Madridi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat