Stoli i Barcelonës në ndeshjen e së shtunës kundër Alavesit ishte luks i vërtetë.
Kurrë më parë në historinë e saj Barcelona nuk ka pasur më shumë miliona të ulur pranë njëri-tjetrit.
Ernesto Valverde zgjodhi një formacion startues me lojtarë që edhe sezonin e kaluar kishin qenë pjesë e Barçës.
Të gjitha blerjet e verës u ulen së bashku duke iu bashkuar blerjes më të shtrenjtë në histori të klubit, Philippe Coutinhos.
Në total, shuma e parave të paguara për transferimin e shtatë zëvendësuesve kapi totalin e 294 milionë eurove: Jasper Cillessen (13), Coutinho (155), Malcom (41), Clement Lenglet (35), Arthur (31) dhe Arturo Vidal (19).