Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u hodh shorti i Kategorisë së Parë, që do të ngrejë siparin me sfidat e javës së parë të programuara për t’u zhvilluar më 9 shtator. Vllaznia, që për herë të parë do të luajë në këtë kategori, do ta nisë me sfidën e shtëpisë me Korabin. Me fat shkodranët që ndaj ekipit dibran do të shfrytëzojnë faktorin fushë dhe mbështetjen e tifozëve, sidomos në këtë situatë të krijuar, me përgatitjet që kanë nisur shumë vonë dhe organika kuqeblu nuk e ka arritur formën e duhur fizike. Edhe Dinamo, që konsiderohet rivalja kryesore e Vllaznisë në Grupin A për t’u ngjitur në Superiore, do ta luajë ndeshjen e parë si pritëse, përballë Veleçikut.
Në Grupin B, Bylisi, Apolonia dhe Lushnja e nisin në transfertë respektivisht ndaj Egnatias, Turbinës dhe Tomorit.
Grupi A
JAVA 1
Dinamo – Veleciku
Besëlidhja – Burreli
Vllaznia – Korabi
Erzeni – Iliria
Shënkolli – Vora
Grupi B
JAVA 1
Pogradeci – Besa
Tomori – Lushnja
Orikumi – Elbasani
Egnatia – Bylis
Turbina – Apolonia