Zyrtare: Shtyhet ndeshja Prishtina – Gjilani

Futboll

Zyrtare: Shtyhet ndeshja Prishtina – Gjilani

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 14:46
FFK ka njoftuar klubet për këtë dhe sfida pritet të zhvillohet në një termin tjetër.

Ndodh e papritura. Dueli i fundit i xhiros së parë i Ipko Superligës ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit nuk do të zhvillohet sot.

Ministria e Sportit nuk i ka dhënë leje Prishtinës që ta zhvillojë këtë duel pasi ende nuk është bërë pranimi teknik i stadiumit.

FFK ka njoftuar klubet për këtë dhe sfida pritet të zhvillohet në një termin tjetër.

Kjo nuk është aspak profesionale nga organet kompetente, pasi është dashur që njoftimi të bëhet në ditët e kaluar dhe jo 5 orë para fillimit të takimit.

Megjithatë, të gjithë duhet të kuptojmë që ky është shteti i Kosovës dhe gjëra të tilla bëhet pa pikë turpi ndaj adhuruesve të sportit dhe stafit të klubeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat