Presidenti i Bayern Municut, Uli Hoeness, së fundi ka deklaruar se Lewandowski nuk ka dashur kurrë të largohet nga Bayerni por ka qënë agjenti i tij i cili ia ka futur këtë ide në kokë.
Më pas Uli tregon edhe se si e ka refuzuar disa herë takimin me agjentin e Lewandowski, Pini Zahavi në mënyrë që të mos e largonte nga Bayern.
“Ne gjithmonë e kemi pasur Robertin nën kontroll, por jo edhe agjentin e tij. Ai tentoi tri apo katër herë të takohej me drejtorin ekzekutiv, Karl-Heinz Rummenigge, drejtorin sportiv, Hasan Salihamidzic dhe mua. Por, ne nuk ia mundësuam këtë. I kam thënë se kam kohë për të vetëm në orën 14:30 më 2 shtator”, ka thënë Hoeness.
Në këtë datë mbaron edhe kontrata e Zahavi me Lewandowskin.