Osmani: Na pret ndeshje historike në Shkup

Futboll

Osmani: Na pret ndeshje historike në Shkup

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 13:19
Osmani: Na pret ndeshje historike në Shkup

Shkëndija nga Tetova përgatitet për sfidën e kthimit në Europa League dhe me shpresë se do ta përmbysin humbjen në ballafaqimin e parë në stadiumin Trondheim. Humbja me rezultat 3:1 në takimin e parë të play-off-it të Europa League nga Rosenborgu në Norvegji nuk është pasqyrë reale e ndodhive në terren vlerëson trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani i cili beson se kuqezinjtë merituan rezultat më të favorshëm. Gjithsesi ai beson se paraqitja në Trondheim, posaçërisht në pjesën e dytë si dhe goli i shënuar japin shpresë që Shkëndija të besoj në përmbysje në takimin e kthimit më 30 gusht në Shkup, kur pritet mbështetja nga publiku të jetë impuls shtesë drejt realizimit të suksesit historik, kualifikimit në grupet e UEFA Europa League.

“Bazuar në lojën e treguar mendoj se Shkëndija meritoi rezultat më pozitiv, por megjithatë shënuam golin që na jep shpresë se në takimin e kthimit do të mund të kualifikohemi në grupet e UEFA Europa League. Na pret ndeshje historike në Shkup dhe Shkëndija do të mundohet të anulojë këtë negativë. Edhe pse humbëm, nëse luajmë me këtë goditje ritëm mendoj se kemi gjasa të kualifikohemi. Normal do kemi nevojë për mbështetjen e publikut dhe besoj të kemi numër të madh spektatorësh në tentimin për të shkruar historinë”, tha Osmani.

Shkëndijes i mjafton fitorja me rezultat 2:0 që të siguroi biletën për në fazën e grupeve, që do të ishte sukses historik dhe do të bëhet skuadra e dytë shqiptare që arrin në këtë nivel pas Skënderbeut nga Korça. Tetovarët përgatiten maksimalisht për të rrëzuar kampionin e Norvegjisë, Rosenborgun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat