Fazliu: Në çdo ndeshje futemi për tri pikë, edhe kundër Drenicës

Futboll

Fazliu: Në çdo ndeshje futemi për tri pikë, edhe kundër Drenicës

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2018 Në ora: 18:58
Astrit Fazliu

Sulmuesi i Feronikelit, Astrit Fazliu, shprehet se janë në formë si ekip dhe në çdo ndeshje futen për fitore po ashtu edhe kundër Drenicës në Skenderaj, që luhet nesër (16.45). Synimi i tij është që të kthehen me pikë të plota nga stadiumi “Bajram Aliu”.  “Në çdo ndeshje futemi për tri pikë si edhe në këtë ndeshje me Drenicën”, tha Fazliu.  Atmosfera është shumë e mirë të Feronikeli dhe synojnë të gjitha trofetë.

“Është atmosferë e mirë dhe ndeshje pas ndeshje shkojmë duke e marrë veten gjithnjë e më mirë”, theksoi ai, duke hedhur pas shpine barazimin në javën e parë me rezultat 1:1 me Trepçën ’89. A mendoni se Feronikeli është në garë të fortë për trofe dhe cilat skuadra i llogarit si kandidate për titull? “Dihet qëllimi ynë, që nga fillimi luftojmë për dy trofetë, ndërsa kandidat tjetër serioz është Drita, Prishtina, Llapi dhe Trepça ’89”, përgjigjet Fazliu.

Çka e dallon Feronikelin nga skuadrat tjera? “Tash nuk di se si i kanë punët brenda skuadrat tjera, por ne mendoj se jemi shumë të organizuar”, thotë Fazliu.

IPKO Superliga, java 2

E shtunë

KEK-u-Gjilani

Drenica-Feronikeli

Ballkani-Llapi

E diel

Trepça '89-Prishtina

Ferizaj-Liria

Drita-Flamurtari

Ndeshjet fillojnë në orën 16.45

Liga e parë, java 1

E shtunë

Dukagjini-F. Kosova

R. Sadiku-Drenasi

Onix-2 Korriku

E diel

Vëllaznimi-Vushtrria

Arbëria-Bashkimi (K)

Kika-Istogu

Vllaznia-Besa

Vitia-Trepça

Ndeshjet fillojnë në orën 16.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat