Tuchel merr vendimin për Buffonin

Futboll

Tuchel merr vendimin për Buffonin

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 19:36
Tuchel merr vendimin për Buffonin

Portieri legjendar Gigi Buffon nuk do të zbresë në fushë në dy ndeshjet e radhës të League 1 me skuadrën e PSG, lajm që e ka konfirmuar trajneri Thomas Tuchel. Ai e ka justifikuar këtë vendim me faktin se italiani është i skualifikuar në Champions League (në fazën çerekfinaleve ndaj Realit, u ndëshkua me karton të kuq) dhe Tuchel kërkon t’i japë minuta lojë në dispozicion poprtierit të dytë Areola.

“Nuk më pëlqen që të lë Buffon në stol, por Areola ka nevojë të gjejë ritmin e lojës. Gigi ka bërë 3 ndeshje të shkëlqyera, duke treguar personalitet në fushën e lojës, por më duhet të hedh në fushë Areola, që të gjejë ritmin e lojës dhe të përgatitet për ndeshjet e Champions”, tha Tuchel.

Areola nuk luan një ndeshje zyrtare me PSG-në që prej 20 majit, por tashmë do t’i takojë atij të zbresë në fushë me fanellën e skuadrës titullare. Buffon është pezulluar 3 ndeshje në Champions, ndaj në ato 3 ndeshje do të luajë si titullar Areola. Pra, asnjë rotacion apo inat, thjesht marrje masash për t’i paraprirë sa më mirë sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat