Prishtina sot udhëton drejt Mitrovicës për kryendeshjen e javës në Superligën e Kosovës

Futboll

Prishtina sot udhëton drejt Mitrovicës për kryendeshjen e javës në Superligën e Kosovës

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 08:50
Ilustrim

Sot zhvillohet derbi ndërmjet Trepça 89 dhe FC Prishtina.

Prishtina udhëton në Mitrovicë për tri pikë të plota dhe konsiderohet si një nga pretendentet kryesore për titullin e kampionit.

Ndërkaq, Trepça 89 lëshoi pikë qysh në javën e parë, në një rezultat 1:1 kundër Feronikelit, megjithatë, rivaliteti i madh mes këtyre dy skuadrave nuk lë favorit absolut për takimin.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 16:45 , në stadiumin “Riza Lushta” dhe transmetohet direkt nw Supersport Kosova.

Skuadra kampione në fuqi, Drita, pritet të ketë punë diçka më të lehtë, kundër skuadrës tjetër nga kryeqyteti, KF Flamurtari.

Ndeshjet tjera që do të zhvillohen sot, në kuadër të xhiros së dytë, i gjeni në foton më poshtë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat