Roma sfidon Atalantën

Futboll

Roma sfidon Atalantën

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 11:02
Pamje nga një ndeshje

Pas fitores së vuajtur ndaj Torinos, edhe java e 2-të e Serisë A e vë përballë një pengese shumë të vështirë Romën. Në Olimpico verdhekuqtë do të sfidojnë Atalantën që e ka nisur këtë sezon me marshin e 5-të, pasi në javën e parë dominoi ndaj Frosinones në lojë dhe rezultat duke triumfuar me shifrat 4-0. Roma sot do të vuajë edhe irritimin e tifozëve të cilët pritet të kontestojnë ashpër drejtuesit për shitjen në orët e fundit të mesfushorit holandez Kevin Strootman te Marseille. Roma gjithsesi është në një moment të mirë por Atalanta në sfidat në kryeqytet është kthyer në një mace të zezë për skuadrën e Di Francescos pasi Roma nuk ka fituar asnjë nga 4 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj bergamaskëve. Të dyja skuadrave u pëlqen futbolli i bukur dhe në duelin që do të do të mbyllë javën e 2-të të kampionatit italian nuk pritet të mungojë spektakli. Ilicic është mungesa e madhe e miqëve në këtë sfidë ndërkohë që pritet ta nisin nga stoli sfidën dy lojtarët shqiptarë të Atalantës, Berisha dhe Gjimshiti.  Përsa i përket Romës, Perotti mund të jetë mungesa e vetme. Në orën 20:30 në Supersport 2 do të keni mundësi të përjetoni live emocione e duelit mes verdhekuqve dhe zikaltërve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat