Henry nuk do të bëhet trajner i Bordeauxit, Ranieri mund ta merr drejtimin e francezëve

Futboll

Henry nuk do të bëhet trajner i Bordeauxit, Ranieri mund ta merr drejtimin e francezëve

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 21:58
Njihet për titullin e fituar me Leicester Cityn, Claudio Ranieri

Thierry Henry ishte pretendent kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës franceze të Bordeauxit.

Francezi, i cili ishte pjesë e stafit teknik të Belgjikës në Kupës së Botës, ka lënë rolin e ekspertit televiziv te “Skysport”.

Presidenti i klubit francez, Stefan Martin pranoi se negociatat kanë përfunduar me ish-lojtarin e Arsenalit.

“Po, ne konfirmojmë fundin e negociatave dhe nuk dua të shtoj më shumë se kaq”, u tha gazetarëve, Martin.

Megjithatë, mediat franceze kanë zbuluar se kërkesat e 41-vjeçari ka kërkuar një rrogë shumë të lartë dhe kjo ishte arsye kryesore pse dështuan bisedimet mes palëve.

Por, të njëjtat media shkruajnë se trajneri i ri i Bordeauxit do të jetë strategu italian, Claudio Ranieri.

Ndryshe, Gus Poyet ishte shkarkuar prej drejtimit të klubit të Ligue 1 pas kritikave në drejtim të bordit të ekipit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat