Prishtina mposht Drenicën para tifozëve në kryeqytet

Futboll

Prishtina mposht Drenicën para tifozëve në kryeqytet

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 23:28
Foto nga ndeshja

Prishtina e ka zhvilluar ndeshjen e parë sezonale në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Bardhekaltrit janë ndeshur me Drenicën në kuadër të javës së tretë të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, takim ky që përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 1-0.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa nikoqirët patën rastet e tyre përmes Meriton Korenicës dhe Alen Jasharovskit.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 62-të me golin e Gauthier Mankendas, i cili u asistua nga Basit Khalid.

Kryeqytetasit vazhduan të ishin të rrezikshëm, ndërsa një tjetër rast shënimi e pati Korenica.

Skuadra mysafire nuk arriti që të ndërtonte ndonjë rast për ta ndëshkuar kundërshtarin, ashtu që pësoi humbje në këtë sfidë.

Kjo është fitorja e parë e Prishtinës në stadiumin e vet në sezonin 2018/2019 dhe e dyta në përgjithësi nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Për Drenicën, kjo është humbja e parë pas një fitoreje dhe një barazimi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat