Nëse zënë vendin e parë në grup do të shpërblehen me 350.000 euro

Futboll

Nëse zënë vendin e parë në grup do të shpërblehen me 350.000 euro

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 13:31
Nëse zënë vendin e parë në grup do të shpërblehen me 350.000 euro

Maqedonia sot luan ndeshjen e parë në garën e re të UEFA-s, Liga e Kombeve, përballë Gjibraltarit modest, në fushën e këtyre të fundit.

Në rast se kuqeverdhët do të fitojnë vendin e parë më grup, atëherë do të shpërblehen me 350.000 euro, premio që ka ndarë FFM për lojtarët.

Bëhet fjalë për një shumë rekorde që federata e jep si shpërblim për ekipin përfaqësues. 
Liga e Kombeve është mundësi e madhe që Maqedonia të kualifikohet në Euro 2020. Nëse zënë vendin e parë në grup, atëherë do të hyjnë në play-off të zonës “D” dhe me tre fituesit do të luajnë në gjysmëfnale dhe finale për një vend të KE.

Gjibraltari-Maqedonia do të luhet sot (e enjte) në stadiumin Viktoria me fillim prej orës 20:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat