Buzëqesh Gattuso, Leonardo ka gati dhuratën “big” për janarin

Futboll

Buzëqesh Gattuso, Leonardo ka gati dhuratën “big” për janarin

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 15:13
Gattuso

Milan po mpreh armët për merkaton e janarit dhe duket se ka kthyer sytë nga një fiksim i vjetër: Cesc Fabregas. Sipas “Corriere dello Sport”, spanjolli nuk është zhdukur nga radarët e kuqezinjve, që mund të provojnë ta marrin në janar.

Lojtari nuk ka rinovuar akoma me Chelsea-in dhe kontrata e tij aktuale skadon në qershorin e 2019-ës. Milan mund të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira që ka me klubin londinez, me të cilin është arritur marrëveshja për Bakayoko.

Fabregas është i dëmtuar për momentin dhe do të luftojë për një vend si titullar me Kovacic kur të rikthehet. Por, duke parë se trajneri Sarri nuk preferon të bëjë shumë rotacione, spanjolli mund ta ketë të vështirë për të gjetur hapësira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat