Kosova sot zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Ishujve Faroe

Futboll

Kosova sot zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Ishujve Faroe

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 10:13
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e luan të hënën mbrëma ndeshjen e parë zyrtare në stadiumin e renovuar “Fadil Vokrri”, ku do të ndeshet me Ishujt Faroe.

Ekipi i drejtuar nga Challandes barazoi pa gola në takimin e parë në Baku, të zhvilluar me Azerbajxhanin.

Të hënën, “Fadil Vokrri” do t’i hapë dyert për ndeshjen e parë zyrtare të Përfaqësueses së Kosovës në këtë stadium, për ndeshjen e cila fillon në ora 20:45.

Ndërkohë sot në stadiumin Fadil Vokrri, Dardanët do të mbajnë stervitjen e fundit para ndeshjes të së henës.

Në këtë stërvitje mediat do të lejohen vetëm 15 minutat e para, njëjtë do të jetë edhe për kundërshtarët, ku para stervitjeve të dyja kombëtaret do të mbajnë konferencën për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat