Terry: Më vjen keq për Mourinhon

Futboll

Terry: Më vjen keq për Mourinhon

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 13:44
Jose Mourinho është njëri nga trajnerët më të kritikuar në Angli

Jose Mourinho është njëri nga trajnerët më të kritikuar në Angli.

Portugezi nuk e ka nisur siç duhet stinorin me Manchester Unitedin, pasi në katër ndeshjet e para ka marrë dy fitore e ka pësuar dy disfata.

E për gjendjen e Mourinhos ka folur edhe ish-kapiteni i Chelseat, John Terry.

Anglezi ka punuar për disa vite me Mourinhon në Stamford Bridges dhe e njeh mjaftë mirë portugezin.

“Në çdo klub, Mourinho ka pasur karaktere të mëdha dhe unë nuk jam i sigurt se ai e ka atë te United për momentin”, tha Terry.

“Futbollistët duhet të ngritën dhe të dalin në stërvitje çdo ditë për t’i treguar Mourinhos se dëshirojnë të fitojnë me çdo kusht. Nëse e bëjnë këtë ai është 100% në anën e futbollistëve”, tha legjende e Chelseat.

Ish-qendërmbrojtësi e ka pranuar se ka klane kundër Mourinhos.

“Më vije keq por mendoj se ka klane kundër Mourinhos te United, por duhet kohë dhe durim, Mourinho do të ketë sukses me Manchesterin”.

Krejt në fund Terry tha se tri pozitat e para në Ligën Premier do të vendosen mes Cityt, Chelseat dhe Liverpoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat