Tottenham ka përsëritur interesimin e tyre për talentin e Ajax, Frenkie De Jong, por klubi holandez refuzoi 50 milionë euro që londinezët ofruan për të gjatë merkatos së verës.
Ajax, që duket se ka premtuar shitjen e De Jong te Barcelona, nuk pranoi ofertën fantastike të ekipit të Pochettino, duke u përgjigjur: “Jo, faleminderit. Ai nuk është në shitje!”
“El Mundo Deportivo” ka shkruar se Ajax, nëpërmjet drejtori Marc Overmars, i ka premtuar Barcelonës se De Jong do të shkojë në “Camp Nou”, verën e ardhshme për 50 milionë euro. Edhe futbollisti është i bindur për diçka të tillë, prandaj nuk e morën në konsideratë ofertën e Tottenham, që në kushte të tjera do të kishte qenë e mrekullueshme.