Panucci: Në Skoci jo për 1 pikë, por për 3

Futboll

Panucci: Në Skoci jo për 1 pikë, por për 3

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 21:11
Trajneri i kombëtares shqiptare Panucci

Në intervistën një ditë para takimit, trajneri i kombëtares shqiptare Panucci është shprehur se Shqipëria nuk ka shkuar në Skoci për të marrë një pikë, por për ta fituar atë ndeshje.

Ai shprehet se e vlerëson kundërshtarin, por thotë se Shqipëria do të provojë shanset e saj.

“Nuk do të zbresim për një pikë, por për të fituar ndeshjen. Ne do të provojmë për të fituar pasi kemi lojtarë me kualitet. Kemi respekt për Skocinë, por në do luajmë shanset tona”, tha Panucci.

Panucci shpjegoi edhe rikthimin në kombëtare të mesfushorit Ergys Kaçe, duke u shprehur se e ka marrë këtë vendim pasi Lila ka shfaqur probleme muskulore dhe nuk do të jetë në gjendje të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat