Gjermania e fiton me përmbysje miqësoren ndaj Perusë

Futboll

Gjermania e fiton me përmbysje miqësoren ndaj Perusë

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 22:49
Festimi i golit

Kombëtarja e Gjermanisë ka rigjetur fitoren duke e mundur Perunë 2:1 në ndeshje miqësore.

Skuadra e drejtuar nga Joachim Low, barazoi 0-0 tre ditë më parë në Ligën e Kombeve me Kombëtaren e Francës.

Por, në miqësoren e zhvilluar në ‘Wirsol Rhein-Neckar Arena’, gjermanët kanë arritur të mundin 2:1 Perunë, jo me pak vështirësi, duke përmbysur rezultatin.

Advincula në minutën e 22’, kaloi Perunë në epërsi 0-1.

Tre minuta më vonë, Gjermania barazoi në 1-1 përmes Brandt.

Fitoren Gjermanisë ia siguroi Schluz, që shënoi në minutën e 85’ të ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat