Panucci dhe goli i minutave shtesë kundër Skocisë

Futboll

Panucci dhe goli i minutave shtesë kundër Skocisë

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 00:04
Cristian Panucci

Shqipëria nesër do të luaj në Glasgow kundër Skocisë në ndeshjen e Ligës së Kombeve.

Trajneri kuq e zi, Cristian Panucci do të rikthehet në stadiumin skocez pas një histori që kishte 11 vite më parë si futbollist.

Luhej ndeshja e fundit e kualifikimeve për Kampionatin Evropian që do të zhvillohej në vitin 2008.

Skocia ishte e para me 24 pikë ndërsa Kampionët në fuqi të Botës ishin të dytët me një pikë më pakë.

Pas 90 minutash rezultati ishte 1-1 dhe skocezët ishin vetëm dy minuta larg kualifikimit në Evropian.

Goli i Panuccit në minutat shtesë i dha fitoren Italisë dhe kualifikim në Kupën e Evropës dhe një eliminim i dhimbshëm për Skocinë.

Tashmë Panucci udhëton përsëri në të njëjtin stadium për të kërkuar fitore por tashmë si trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat