Batshuayi me rekord të jashtëzakonshëm

Futboll

Batshuayi me rekord të jashtëzakonshëm

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 08:22
Michy Batshuayi

Ish anëtari i Chelseat, i cili nuk arriti të gëzojë hapësira në skuadrën e Maurizio Sarrit, po regjistron statistika të jashtëzakonshme.

Michy Batshuayi nuk po aktivizohet as tek Valencia, ku në tri ndeshje të La Liga, ai luajti vetëm pak minuta si zëvendësues, duke u paraqitur 14 minuta kundër Atleticos, 16 në Espanyol dhe 22 ndaj Levantes.

Por, situata e sulmuesit në kombëtaren e Belgjikës është krejtësisht ndryshe. Ai shkoi në Kampionat Botëror për  të shënuar ndaj Tunizisë.  Batshuayi gjithashtu realizoi dy herë në fitoren e fundit të belgëve ndaj Skocisë (4:0), për të regjistruar 10 gola në 20 paraqitje.

Është e çuditshme se si 24 vjeçari në një formë të tillë me kombëtaren të mos mund të gëzojë minutazh në skuadrën e tij, ose të mos kishte shancin tek skuadra e Chelsea.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat