Kosova në këmbë, e vendosur për fitore

Futboll

Kosova në këmbë, e vendosur për fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shtator 2018 Në ora: 11:49
Pamje nga stërvitja

Të gjithë janë në këmbë në Kosovë, duan vetëm fitore dhe asgjë tjetër në përballje me Ishujt Faroe, në ndeshjen që luhet sonte në orën 20.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja është e vlefshme e xhiros së dytë të grupit të Ligës së Kombeve në Divizionin D në futboll. Kosova ka përparësinë e fushës dhe cilësinë e cila mëton fitoren. Në fakt, Kosova në hapje kishte luajtur baras (0:0) në Baku kundër Azerbajxhanit, kurse Ishujt Faroe e mundën me 3:1 Maltën.

Janë shitur të gjitha biletat për sfidën e parë zyrtare që Kosova e zhvillon në stadiumin e saj ‘Fadil Vokrri’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat