Aliu: Në minutën e 9-të të gjithë ne të pranishëm në stadium ta nderojmë Fadil Vokrrin

Futboll

Aliu: Në minutën e 9-të të gjithë ne të pranishëm në stadium ta nderojmë Fadil Vokrrin

Nga: K. G. Më: 10 shtator 2018 Në ora: 13:50
Aliu

Gazetari i mirënjohur sportiv, Bekim Aliu, që kontribuoi shumë edhe në kohën e okupimit për sportin e Kosovës, ka një mesazh të qartë. “Të gjithë në këmbë, ta nderojmë Fadil Vokrrin. Sonte, duke filluar prej orës 20.45, Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë kundër Ishujve Faroe, në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kombeve.

Image

Bekim Aliu

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë në fushën e gjelbër si futbollist e më pas si kryetar i FFK-së, propozoj që në minutën e 9-të të gjithë ne të pranishëm në stadium ta nderojmë Fadil Vokrrin, emrin e të cilit e mban stadiumi i qytetit në Prishtinë”, propozon Aliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat