25 sekondat e para të Angli-Zvicër do të shfaqen në bardhë e zi

Futboll

25 sekondat e para të Angli-Zvicër do të shfaqen në bardhë e zi

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 16:28
25 sekondat e para të Angli-Zvicër do të shfaqen në bardhë e zi

25 sekondat e para të ndeshjes së Anglisë me Zvicrën do të transmetohen në bardhë e zi për të parën herë pas rreth gjysmë shekulli, në nder të 25 vjetorit të Kick It Out.

Shikuesit e Sky Sports në mbrëmjen e së martës do të shohin ekipet duke dalë nga tuneli i stadiumit King Power Stadium në bardhë e zi.

Pamja historike do të vijojë për 25 sekonda, për nder të përvjetorit të Kick It Out dhe impaktin e organizatës që ka sulmuar racizmin dhe të gjitha format e diskriminimit që prej vitit 1993.

Ndeshja e dy kombeve i dedikohet Kick It Out dhe lojtarët do të tregojnë mbështetjen e tyre gjatë nxehjes me fanella të stampuara apostafat në nder të organizatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat