Martinez: Icardi po më ndihmon shumë, po mësoj shumë nga ai

Futboll

Martinez: Icardi po më ndihmon shumë, po mësoj shumë nga ai

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 16:49
Lautaro Martinez dhe Mauro Icardi

Sulmuesi i ri i Interit, Lautaro Martinez, ka falënderuar kapitenin Mauro Icardi që po e ndihmon shumë në muajt e tij të parë në Itali.

Argjentinasi është i entuziazmuar që do të luajë në Ligën e Kampionëve dhe shpreson të ketë suksese në garën më të madhe për klube.

“Sulmuesi favorit? E kam thënë gjithmonë dhe është Falcao”, ka thënë Martinez për Clarin.

“E admiroj mënyrën e tij të lojës dhe identifikohem me atë. Tani po mësoj nga Icardi, ai po më ndihmon shumë dhe e falënderoj”.

“Kalojmë shumë kohë së bashku edhe jashtë fushës. Po më ndihmon shumë në këta muaj të parë dhe i jam shumë mirënjohës. Ai jep 100 për qind për bashkëlojtarët, ndihmon gjithmonë të rinjtë dhe është shumë i fortë në aspektin taktik”.

“Jemi ekip i ri, me lojtarë të rinj. Ende jemi duke e njohur njëri-tjetrin. Jam i lumtur që do të luaj në Ligën e Kampionëve”.

“Do kemi disa ndeshje të bukura ndaj Barcelonës, Tottenhamit dhe PSV-së, do të japim më të mirën që të bëjmë historinë”, ka shtuar Lautaro.

Martinez iu bashkua Interit për 23 milionë euro nga klubi argjentinas, Racing Club.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat