Premton më të mirën kundër Barcelonës e Tottenhamit

Futboll

Premton më të mirën kundër Barcelonës e Tottenhamit

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 18:08
Lautaro Martinez

Sulmuesi i ri i Interit, Lautaro Martinez, ka fjalë të mëdha Mauro Icardin. “Sulmuesi favorit? E kam thënë gjithmonë dhe është Falcao. E admiroj mënyrën e tij të lojës dhe identifikohem me atë. Tani po mësoj nga Icardi, ai po më ndihmon shumë dhe e falënderoj. Kalojmë shumë kohë së bashku edhe jashtë fushës. Po më ndihmon shumë në këta muaj të parë dhe i jam shumë mirënjohës. Ai jep 100 për qind për bashkëlojtarët, ndihmon gjithmonë të rinjtë dhe është shumë i fortë në aspektin taktik”, ka thënë Marinez. “Do kemi disa ndeshje të bukura ndaj Barcelonës, Tottenhamit dhe PSV-së, do të japim më të mirën që të bëjmë historinë”, tha Martinez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat