Shqipëria mundet në Glasgou

Futboll

Shqipëria mundet në Glasgou

Nga: K. Goca Më: 10 shtator 2018 Në ora: 20:43
Momenti i golit nga Naismith

(E plotësuar) -  Shqipëria pësoi humbje me rezultat 2:0 në përballje me Skocinë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin në “Hampden Park” në Glasgou. Vendasit treguan lojë më të mirë, patën me tepër raste shënimi, ndërsa Shqipëria nuk ishte aq e rrezikshme.  Në pjesën e parë të ballafaqimit Skocia është treguar mjaft e rrezikshme dhe madje ka qëlluar edhe shtyllën. Në minutën e 24-të, shtylla shpëton Shqipërinë nga pësimi i golit.

MekGin gjuan me kokë nga shumë pranë vijës fatale, topi përplaset në shtyllë. Në pjesën e dytë bie goli në minutat e para. Në minutën e 47-të, Naismith i ndihmuar edhe nga devijimi i Berat Gjimshitit ndëshkon kuqezinjtë. Dukshëm pozicion jashtë loje sulmuesi i Skocisë, por gjyqtarët nuk reaguan. Në minutën e 68-të, Steven Naismith ndëshkon Shqipërinë dhe thellon fitoren në 2:0. Skocia kryeson me 3 pikë në grupin 1 të Ligës së Kombeve në Divizionin C, duke lënë pas Shqipërinë me 3 dhe Izraelin  me 0 pikë.

Skocia-Shqipëria 2:0

Stadiumi “Hampden Park”, Glasgou.

Gjyqtar: M. Jug M. (Sllovenia).

Shënues: Gjimshiti (47’), Naismith (68’).

Kartonat e verdhë: McDonald, Souttar – Ndoj, Prenga, Memushaj.

Skocia: McGregor, O'Donnell, Souttar, Mulgrew, Tierney, Robertson, McGinn, McDonald (Armstrong 46’), McGregor (McTominay 79’), Russell (Griffiths 70’) dhe Naismith.

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Veseli (Mihaj 90+1), Gjimshiti, Binaku, Lilaj, Xhaka, Memushaj, Ndoj (Manaj 66’), Balaj dhe Gavazaj (Prenga 46’).

Liga e Kombeve C

Skocia-Shqipëria 2:0

Tabela

1. Skocia    1       1       0       0       3

2. Shqipëria         2       1       0       1       3

3. Shqipëria         1       0       0       1       0

90' Shqipëria pa shpresa, kurse Skocia afër trepikëshit.

83’ Shqipëria pak shpresa për rezultat pozitiv ndaj një rivalit të papërshtatshëm.

77’ Shqipëria nuk tregon atë që pritej, kurse Skocia mjaft e fortë.

68’ Sërish Steven Naismith! Sërish ndëshkon Shqipërinë dhe Skocia udhëheq me 2:0.

61’ Shqipëria po lufton për të barazuar, kurse Skocia mëton golin e radhës.

56' Skocia është në epërsi, Shqipëria orvatet të barazoi.

47’ Skocia avancon me golin e Steven Naismith. Naismith ndëshkon kuqezinjtë. Dukshëm pozicion jashtë loje sulmuesi i Skocisë.

Image
Skocezi Steven Naismith godet shtyllën pas një goditje me kokë

Filloi pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë:

45' Rrjetat e paprekura në Glasgou.

41’ Shqipëria nuk po e gjen rrjetën, por në anën tjetër kërcënohet nga Skocia.

39’ Shqipëria po mbahet mirë dhe në kërkim të ndonjë golit në përballje me skocezët.

35’ Në Gllasgou  ende pa gola, një Shqipëri që po has në vështirësi nga loja e vendasve.

28' Vazhdon pa gola në Glasgou.

25' Shqipëriëa pas fitores me 1:0 ndaj Izraelit kërkojnë pikë edhe kundër Skocisë.

24′ Shtylla shpëton Shqipërinë nga pësimi i golit të parë. MekGin gjuan me kokë nga shumë pranë vijës fatale, topi përplaset në shtyllë.

22’ Nuk ka ende gola në Glasgou, Shqipëria mbrohet me sukses ndaj një Skocie që po duket mjaft e mirë.

19’ Skocia e dominon takimin, e cila  po kërkon golin, kurse Shqipëria mbrohet mirë dhe falë ndërhyrjeve të portierit Strakosha.

16' Skocia ka shtuar presionin, kurse Shqipëria lufton që përmes kundërzbritjeve të shënojë. 

12′ Robertson provon të harkojë një top të rrezikshëm në zonë, por për fat të mirë, nuk kroson siç duhet dhe topi del jashtë kuadratit.

10′ Goditje dënimi në favor të Skocisë, por pret Strakosha në dy kohë.

9' Nuk ka gola në Glasgou. Lojë e mirë nga të dyja ekipet.

6′ Përsëri rrezik në portën e Strakoshës, pas ekzekutimit të goditjes nga këndi, por shpëton për mrekulli porta e Shqipërisë.

5’ Nuk gola në Glasgou, Shqipëria mundohet që të jetë më e rrezikshme.

4’ Shqipëria po luan me shumë kujdes ndaj Skocisë.

Filloi ndeshja. Shqipëria kërkon pikë në Glasgou në duel me Skocinë, në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kombeve Divizioni C në futboll. Bëhen të ditur formacionet zyrtare. 

Image

Skocia-Shqipëria

Skocia-Shqipëria

Stadiumi “Hampden Park”, Glasgou.

Gjyqtar: M. Jug M. (Sllovenia).

Skocia: McGregor, O'Donnell, Souttar, Mulgrew, Tierney, Robertson, McGinn, McDonald, McGregor, Russell dhe Naismith.

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Binaku, Lilaj, Xhaka, Memushaj, Ndoj, Balaj dhe Gavazaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat