Rumunët thirrje raciste në Beograd: Kosova, zemra e Serbisë

Futboll

Rumunët thirrje raciste në Beograd: Kosova, zemra e Serbisë

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 08:33
Stadiumi

Qindra tifozë rumunë kanë bërë thirrje raciste duke brohoritur “Kosova zemra e Serbisë” dhe parulla të tjera në ndeshjen e mbrëmshme kundër Serbisë në Beograd.

Serbët, para ndeshjes i kishin vlerësuar lart këto brohoritma të tifozëve rumunë, të cilët ishin rreth 10 mijë dje në Serbi.

Mediat e Serbisë e kanë quajtur kënaqësi korin e tyre racist “Kosova është zemra e Serbisë”, që kanë kënduar tifozët rumunë ndërsa ata kanë ndezur edhe flakadanë.

Nuk ka ende ndonjë reagim nga Federata e Futbollit të Kosovës apo UEFA për brohoritmat e tifozëve serb që vazhdimisht bëhen në tribunat e stadiumeve serbe.

Kjo nuk është hera e parë që kanë ndodhur thirrje të këtilla, ndërsa Serbia dhe Rumania ndanë pikët në kuadër te Grupit 4 te Liges C te Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat