Mauro Icardi vendos për të ardhmen

Futboll

Mauro Icardi vendos për të ardhmen

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 13:15
Mauro Icardi

Pas shumë thashethemeve se do të largohej, Mauro Icardi do të qëndrojë tek Interi.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se së shpejti do të bëhet zyrtarizimi i marrëveshjes së re të sulmuesit argjentinas me klubin nga Milano.

Mësohet se zikaltrit i kanë ofruar argjentinasit zgjatjen e kontratës edhe me 5 vite me një pagë vjetor 5 deri në 6 milion euro.

Duket se kaq mjafton për të mbajtur argjentinasin në Milano, ndërkohë që më parë ishte kërkuar nga Real Madridi./KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat