Droga po më vdiste

Futboll

Droga po më vdiste

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 13:53
Diego Armando Maradonës

Eshtë zhvilluar konferenca e parë për shtyp e Diego Armando Maradonës si trajneri i ri i Dorados de Sinaloa, klubit që luan në Primera A, ligën e dytë meksikane. Një rajon, ai i Sinaloa, i cili deri më tani ishte i njohur në botë për shkak të shenjës së zotërve të drogës, që prej atje veprojnë dhe e shtrijnë trafikun e saj në të gjitha kontinentet.

Tani, me mbërritjen e Maradonës, farzat u ndezën në rajon edhe për një aspekt pozitiv, atë sportiv. Sigurisht, shumë prej tyre kanë qenë mendime ironike për të kaluarën e “Pibe de Oro”, e cila kishte rënë në varësi të drogës dhe legjenda argjentinase kishte luftuar shumë për të dalë prej saj. Maradona foli në konferencë edhe për këtë pjesë të jetës së tij:

“Unë kam pasur shumë probleme në jetën time. Tani më duhet ta marr përsipër këtë përgjegjësi si një njeri që merr në krahë një fëmijë. Njerëzit mund të thonë shumë gjëra, por pesëmbëdhjetë vjet më parë jam vënë kundër saj, si pas një sëmundjeje. Njerëzit po thonin se dopingu po më konsumonte, po më çonte poshtë e më poshtë.

Tani dua të flas me njerëzit, që kam qenë në të kaluarën. Dua t’iu shpjegoj atyre se, kur përdorja drogë, u prishën me mua. Ato ishin një hap larg humnerës. Pra, hoqa dorë nga dopingu në sajë të vajzave të mia”.

Eksperiencën e re si trajner, Maradona thotë se e ka marrë shumë seriozisht: “Unë nuk jam këtu me pushime. Dua që të punojnë shumë, t’i ndihmoj lojtarët e mi. Tifozët duhet të jetë në anën tonë, me ta do të jetë e vështirë të na mundë kush”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat