Nëse Modric nuk shpallet më i miri i vitit, do të ishte padrejtësi si ndaj Xavi dhe Iniesta

Futboll

Nëse Modric nuk shpallet më i miri i vitit, do të ishte padrejtësi si ndaj Xavi dhe Iniesta

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 14:24
Modric

Jorge Valdano foli për emision “Tranzitor” në “Onda Cero” mbi thashethemet që e rikthejnë Tata Martinon në Argjentinë, ardhjen e Luis Enrique në komandën e Spanjë, por nuk la mënjanë as Messin, Maradonën dhe Modric.

Për këtë të fundit, ai nënvizoi se duhet të shpallet patjetër lojtari më i mirë i vitit.

Tata Martino: “Kthimi i Tata Martinos në krye të ekipit kombëtar argjentinas duket diçka e habitshme për mua, sepse ai u largua shumë i lodhur, për shkak të kritikave”.

Situata e Messit: “Nuk e di nëse Argjentina i jep kohë deri në Kupën tjetër të Botës, pas katër vitesh. Me rëndësi është që Argjentina të bëjë një kombëtare konkurruese, pastaj Messi dihet se kush është dhe mbetet gati për kombin e tij”.

Luis Enrique: “Duket se skuadra e Luis Enrique do ta respektojë stilin e vet, por trajneri i ri ka sjellë shumë energji”.

Messi është më i miri: “Messi është më i miri në botë, por e kuptoj se Modric e meriton ta fitojë çmimin e lojtarit më të mirë këtë vit”.

Modric duhet të fitojë: “Nëse Modric nuk merr çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, do të jetë një padrejtësi, si ajo ndaj Xavi dhe Iniesta”.

Maradona, trajner i Dorados: “Përvoja e re e Maradonës në Meksikë tregon se është i mbushur me dashuri për futbollin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat