Pjaniç tregon raportet që ka ndërtuar me Cristiano Ronaldon

Futboll

Pjaniç tregon raportet që ka ndërtuar me Cristiano Ronaldon

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 15:03
Miralem Pjaniç dhe Cristiano Ronaldo

Në grumbullim me Bosnjë Hercegovinën dhe i dëmtuar lehtë, Miralem Pjaniç vijon një luftë më kohën, për të lënë pas shqetësimin që e detyroi të shtunën e kaluar të largohej përpara kohe nga fusha në takimin kundër Irlandës.

Mesfushori thuhet të mos ketë asgjë serioze, por ai kërkon të jetë në formë maksimale në ndeshjen e radhës me Juventusin, kundër Sasuolos.

I ftuar nëpërmjet telefonit në emisionin “Pressing” te “Canale 5”, boshnjaku duke folur për objektivat sezonalë me bardhezinjtë, deklaroi pa frikë se qëllimi kryesor është Liga e Kampioneve.

“Jemi Juventusi dhe në fushë zbresim për të fituar gjithmonë, pavarësisht kompeticionit. Jemi një skuadër e fortë dhe të gjithë në klub besojmë te Championsi. Jam shumë i lumtur që rinovova dhe qëndrova në Torino. Tashmë dua të ndihmoj skuadrën për të arritur objektivat, sepse jemi në rrugën e duhur dhe duhet të punojmë për të ruajtur këtë ritëm”, theksoi boshnjaku.

Në fjalën e tij, Pjaniç tregoi edhe për raportin e afërt që ka ndërtuar me Cristiano Ronaldon.

“Cristiano ka fituar shumë dhe për mendimin tim është ndër futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai do të jetë ‘Njeriu Kyç’ për ne dhe duke e pasur në skuadër, është si të kemi diçka që të tjerët nuk e kanë. Të gjithë jemi të lumtur që erdhi te Juvja dhe shpresoj që të na ndihmojë të bëjmë diçka më shumë se në vitet e kaluara”, deklaroi Pjaniç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat