Skuadra e famshme kroate kupton gabimin për shqiptarin

Futboll

Skuadra e famshme kroate kupton gabimin për shqiptarin

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 15:08
Hysen Memolla

Hajduku i Splitit ka bërë një kthesë të papritur në lidhje me rastin e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Hysen Memolla. Pak javë më parë, skuadra e Hajdukut me vendim të trajnerit dhe Drejtorit Sportiv, vendosën të dërgojnë Memollën dhe tre futbollistë të tjerë të stërviten me ekipin e parë. Madje masat ishin aq të ashpra, sa mbrojtësit kuqezi nuk i lejohej të ndiqte stërvitjen e ekipit të parë apo të futej në dhomat e zhveshjes.

Për këtë vendim klubi kroat u shpreh se futbollisti shqiptar do të luante me ekipin e dytë të Hajdukut, deri në marrjen e një vendimi të ri. Nga ana e tij futbollisti i kombëtares e pranoi vendimin për t`u stërvitur me ekipin e parë të Hajdukut, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe pati zëra në merkato për një largim të mundshëm  nga skuadra kroate. Por gjërat kanë ndryshuar sërish.

Klubi kroat ka kuptuar “gabimin” me futbollistin e talentuar të Kombëtares së Shqipërisë dhe e ka rikthyer atë sërish në ekipin e parë. Në një deklaratë të shkurtër për Telesport, Hysen Memolla u shpreh i lumtur për rikthimin në ekipin e parë të Hajduk, ndërsa shtoi se shpreson edhe rikthimin në Kombëtare. “Jam mirë tani. Po luaj për Hajduk Splitin dhe situata tani është më mirë. Shpresoj që sa më shpejtë të ndihmoj Kombëtaren”-thotë shkurtimisht Memolla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat