Largimi i Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit ka bërë që kjo e fundit të humbasë disi nivelin e saj më të mirë. Dhe këtë duket se e ka vënë re edhe trajneri i “Los Colchoneros”, Diego Simeone i cili është shprehur se Reali pa Ronaldon është në të njëjtin nivel me Atletikon e tij.
“Nga rezultatet nuk jemi më keq se Madridi apo Barça, nga karakteristikat individuale të lojtarëve tanë, po. Pa Kristianon ne kemi arritur nivelin e Real Madridit, sigurisht”- tha Simeone në një intervistë për mediat spanjolle.