“Paqe” mes vëllezërve

Futboll

“Paqe” mes vëllezërve

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 18:21
Shqipëria

Kombëtarja U-17 e futbollit ka zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore ndaj Kosovës në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Trajneri Dzemal Mustedanagiç vinte në këtë sfidë me objektivin e qartë për të marrë maksimumin nga skuadra, në pragë të ndeshjeve eliminatore të Kampionatit Europian për këtë moshë. Loja ka qenë e ekuilibruar ku të dyja skuadrat kanë pasur disa raste. Ashtu si në ndeshjen e parë, edhe në këtë takim miqësor, golat janë shënuar në pjesën e dytë të lojës.

Ishte Kosova ajo që shënoi e para në portën e Kombëtares sonë, ndërsa reagimi i kuqezinjve të vegjël ka ardhur menjëherë. Ishte minuta e 55-të e takimit kur Asllani realizon në portën tonë duke kaluar në avantazh Kosovën. Por pas këtij momenti vjen reagimi i kuqezinjve të vegjël. Lojë e shpejtë me aksione dhe shumë gjuajtje drejtë portës bëjnë që  shifrat të barazpeshohen. Në minutën e 79-të Shqipëria realizon një gol spektakolar nga jashtë zone me autor Cahanin.

Pas këtij momenti skuadrat duket se kënaqen me barazimin dhe ulin ritmin e lojës.  Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore për Kombëtaren U-17, e cila në muajin tetor do të luajë kualifikueset e Europianit, të  vlefshme për këtë moshë. Gjatë konferencës për shtyp të pak ditëve më parë, para ndeshjeve miqësore, trajneri Mustedanagiç u shpreh se Shqipëria ka talente por me ata duhet punuar me kujdes. Ai tha se U-17 do të synojë gjatë kualifikueseve të Europianit të kaloi në “Elite Raund”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat