Spanja leksion Kroacisë, Asensio i papërmbajtshëm

Futboll

Spanja leksion Kroacisë, Asensio i papërmbajtshëm

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 22:44
Marco Asensio

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique ka mposhtur atë të Zlatko Dalic me rezultat të thellë 6-0.

Ndeshja ishte e ekuilibruar deri në minutën e 24-të kur Saul shënoi golin e parë të ndeshjes.

Në minutën e 33-të Marco Asensio shënoi një gol shumë të bukur nga distanca.

Dy minuta më vonë, i njëjti për një gjuajtje tjetër edhe më të bukur, ku topi i kthyer nga shtylla preki shpinën e portierit për rezultatin e pjesës së parë 3-0.

Edhe në pjesën e dytë Spanja kishte të njëjtin avaz.

Rodrigo shënoi golin e katërt të mbrëmjes katër minuta pasi kishte filluar pjesa e dytë.

Në minutën e 57-të Ramos shënoi pas një krosimi të Asensio nga këndi.

Golin e gjashtë dhe të fundit në këtë ndeshje e shënoi Isco në minutën e 70-të të ndeshjes.

Kjo njëherë është humbja më e thellë në histori të Kroacisë.

Spanja është e para në grup me gjashtë pikë ndërsa Anglia dhe Kroacia nuk kanë asnjë pikë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat