Këto janë fjalët e Mauro Icardit pas rikthimit te kombëtarja e Argjentinës

Futboll

Këto janë fjalët e Mauro Icardit pas rikthimit te kombëtarja e Argjentinës

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 13:27
Mauro Icardi pas rikthimit te kombëtarja e Argjentinës

Mauro Icardi nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri.

Argjentinasi nuk ka shënuar asnjë gol me Interin, por as me Kombëtaren, ku luajti për 85 minuta kundër Kolumbisë në miqësore.

Megjithatë, 25-vjeçari tha se ndihet mirë fizikisht, e çdo gjë do të vijë me kalimin e kohës.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë dhe jemi një grup i shkëlqyer tek Argjentina. Personalisht u ndjeva mirë, bëra gjërat që më kërkoi trajneri. Goli do të vijë, gjithsesi jam i lumtur. Më vjen keq që nuk isha pjesë e grupit në Botëror, por tani është e shkuara”, tha sulmuesi argjentinas.

Këtë fundjavë, Icardi me Interin e tij do të luajnë ndeshjen e katërt të kampionatit kundër ekipit të Parmës. Deri më tani, zikaltrit kanë grumbulluar 4 pikë në 3 ndeshjet e para. Ata kanë pësuar humbje kundër Sassuolos, barazuan me Torinon dhe arritën fitoren e parë me Bolognan.

Të martën e ardhshme ekipi i Spallettit do të bëjë rikthimin pas 6 vitesh dhe në UEFA Champions League, ku do të luajë në ndeshjen hapëse me anglezët e Tottenhamit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat