Ademi: Kontributi i prof. Mehdi Jasharit, në sportin e Kosovës ishte i madh

Futboll

Ademi: Kontributi i prof. Mehdi Jasharit, në sportin e Kosovës ishte i madh

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 14:05
Ademi: Kontributi i prof. Mehdi Jasharit, në sportin e Kosovës ishte i madh

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të prof. Mehdi Jasharit, ndaj në emrin tim, të KE të FFK-së dhe klubeve të futbollit Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta, familjes dhe miqve.

Kontributi i prof. Mehdi Jasharit, në sportin e Kosovës ishte i madh dhe shumë dimensional sidomos në edukimin dhe ngritjen profesionale të shumë brezave pasi ishte një kohë të gjatë edhe dekan i Fakultetit të edukimit sportiv. Ishte një kontribuues i madh në pavarësimin e sportit të Kosovës. Ndaj, do të kujtohet gjithmonë me respekt, si një njeri i shkëlqyer, punëtor i zellshëm, këmbëngulës dhe i dashur e i respektuar nga të gjithë.

Në këto momente të dhembjes jemi pranë jush, dhe ju lusim që këtë humbje e dhembje ta përballoni sa më lehtë, shkruan Agim Ademi, president i FFK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat