Spanja, nikoqire të Evropianit 2028?

Futboll

Spanja, nikoqire të Evropianit 2028?

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 16:53
?Spanja, nikoqire të Evropianit 2028?

Federata e Futbollit të Spanjës janë duke u përgatitur për të konkurruar për ta mbajtur Evropianin e vitit 2028. Takimi për ta diskutuar këtë gjë u mbajt mes kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez, presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe drejtuesit të Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales.

Spanja nuk ka qenë nikoqire e asnjë turneu të madh ndërkombëtar që nga turneu i Kupës së Botës në vitin 1982. Pasi që nga FIFA janë paralajmëruar se mund të mos i përmbushin të gjitha kriteret, ata janë të gatshëm të aplikojnë së bashku me Portugalinë për Evropianin e vitit 2028.

Fillimisht, Spanja dëshironte të aplikonte për ta organizuar turneun e Kupës së Botës të vitit 2030, por ata kanë hequr dorë nga kjo ofertë pasi që shumë vende të tjera janë të gatshme të aplikojnë gjithashtu.

Deri më tani, ka pasur aplikime nga Maroku, si dhe Paraguai, Argjentina dhe Uruguai kanë aplikuar si treshe për të qenë nikoqire të Kupës së Botës 2030. Për këtë arsye, Spanja ka preferuar të kandidojë për Evropianin e vitit 2028.

Euro 2024 do të organizohet ose nga Gjermania ose nga Turqia. Fituesi i këtij konkursi pritet të zyrtarizohet më 27 shtator të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat