Terry refuzon ofertën e Spartakut prej 3.36 milionë eurosh për shkak të familjes

Futboll

Terry refuzon ofertën e Spartakut prej 3.36 milionë eurosh për shkak të familjes

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 06:33
John Terry

Ish-kapiteni i Chelsea, John Terry, e ka hedhur poshtë mundësinë që të luajë për Spartak Moskën, përkundër ofertës luksoze nga klubi rus.

37-vjeçari e kaloi sezonin e kaluar Aston Villa që nuk arriti të rikthehej në Ligën Premier, ashtu që fundi i qershorit ka mbetur pa kontratë.

Qendërmbrojtësi iu nënshtrua testeve mjekësore te Spartaku dhe pritej ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit rus.

Ai do të përfitonte 3.36 milionë euro për të luajtur një sezon në Rusi, mirëpo tash ka bërë të ditur se bisedimet kanë dështuar.

“Pasi e mendova mirë, vendosa ta refuzoja kontratën e ofruar nga Spartak Moska. Dua ta falënderoj Spartakun dhe t’u uroj sukses si klubit ashtu edhe tifozëve për pjesën e mbetur të sezonit. Është një klub ambicioz dhe më ka lënë shumë mbresa profesionalizmi i tyre”.

“Mirëpo, pasi e kam analizuar këtë transferim me familjen time, vendosëm se nuk është lëvizja e duhur për ne në këtë periudhë. Me fat Spartak”, ka shkruar Terry në një postim në Instagram.

Futbollisti anglez e nisi karrierën te Akademia e West Hamit, ndërsa në moshën 14-vjeçare iu bashkua Chelseat, ku regjistroi mbi 700 paraqitje.

Në karrierën mbresëlënëse me Blutë, ai fitoi pesë tituj të Ligës Premier dhe trofeun e vetëm të Ligës së Kampionëve në sezonin 2012/2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat