Fitorja e Kosovës në regji të Arbër Zenelit dhe lojës individuale!

Futboll

Fitorja e Kosovës në regji të Arbër Zenelit dhe lojës individuale!

Nga: Fetah Veliu Më: 13 shtator 2018 Në ora: 15:19
Fetah Veliu

Analizë

Një fitore me meritë e Kosovës kundrejtë kombëtares së Ishujve Faroe! Fitorja erdhe si rezultat i iniciativës individuale të Arbër Zenelit i cili bëri një veprim të duhur teknik me një goditje të saktë në portën e skuadrës kundërshtare! Përfaqësuesja e jonë kishte më shumë në lojë, sidomos në posedimin e topit, në raste të numërta, vlen të theksohet atyre gjysmërasteve , sidomos të fraksionit të dytë të lojës.

Pjesa e parë e lojës ishte e dominuar nga përfaqësuesja e jonë, por mungonte ndërtimi taktik i lojës me aksione të përpunuara, të rrjedhshme dhe pa formësim të sulmit e pa finalizim të duhur në portën kundërshtare. Në fraksionin e parë të lojës, hiq posedimin e topit, përfaqësuesja e jonë nuk posedonte tërësi ofensive të ndërtimit të sulmit, po e theksoj dhe thjeshtoj për perceptim më të lehtë nga lexuesi, se skuadra në fazën e sulmit nuk kishte orientim të duhur, qëndronte e çakorduar dhe në sulme nuk merrte pjesë gjysma e skuadrës, jo e gjithë skuadra, sidomos qëndronin shumë mbrapa sulmuesve Shala dhe Kryeziu!

E theksuar ishte loja nga krahët nga mbrojtësit Vojvoda dhe Kukolli, aty edhe të Rashicës dhe Zenelit, por nuk mjafton të kemi krosime nga largësia dhe të topave në ajër, të emëruar si krosime të formës së ashtuquajtur të “bananes”, kur trajektorja e topit ka distancë të gjatë të fluturimit dhe lartësi të madhe në ajër, ku i mundësohet mbrojtjes së skuadrës kundërshtare të rrethohet mirë dhe të veproj në kohë. Kjo formë e lojës nuk konceptonte me konceptin taktik të lojës së parashtruar nga perzgjedhësi Challandes dhe parametrave teknik dhe antropometrik të strukturës së lojtarëve të Ishujve Faroe.

Ashtu siç u tha edhe në analizën ime para ndeshjes, se skuadra kundërshtare nuk posedon shpejtësi dhe teknik të duhur në fazën e sulmit, në rrezikimin e portës së Ujkanit, hiq disa gjysmërasteve nga situatat standarde, asgjë më shumë nuk prodhoj skuadra e fahraove në lojë. Kishin diametralisht dallime konceptuale, teknike, fizike dhe taktike të dy përfaqësueseve në organikën e lojës, prandaj mund të thuhet se skuadra jonë, përfaqësuesja e Kosovës, veçohej nga loja në krah, nga potenciali teknik dhe të shpejtësisë individuale në lojë, por jo edhe nga një taktik e lartë e ndërtuar me njësit e saja organizative në fazat e saj, pa skema në situatat standarde dhe të transformimeve me dhe pa top në hapësire dhe kohë të lojës.

Prandaj mund të thuhet, se ishte një fitore e merituar, nga loja individuale e realizuar nga Arbër Zeneli, por jo edhe e konceptuar mire taktikisht dhe me një organike të funksionimit të lidhshmërive të reparteve dhe të pjesëmarrjes në tërësi të skuadrës në fazën ofensive të lojës, me theks të veçantë mungesa e kreativitetit dhe funksionimit të mesfushës në finalizimin e sulmit dhe shumë pak e inkuadruar në koridorin e mesfushës dhe rrezikimit frontal, qendror të portës së përfaqësueses fahrao.

Prandaj, përzgjedhësit të përfaqësueses sonë Bernard Challandes, i mbetet të investojë në konceptet e larta taktike të lojës, të funksionimit ekipor të skuadrës në organik të lojës, sidomos në atë të fazës së sulmit dhe të përdorë një model tjetër me një sistem që prodhon më shumë lojë ofensive dhe me një sulme me më shumë futbollistë në finalizim të lojës dhe me ndërtim të skemave në ndërtimin e aksioneve dhe të situatave standarde. Urojmë që në ndeshjet vijuese të radhës të përmirësohen gabimet taktike dhe teknike të shfaqura në dy ndeshjet kualifikuese të përfaqësueses sonë në Ligen e Kombeve, kundrejt përfaqësueseve të Azerbajxhanit dhe asaj të Ishujve Fahroe!!!

Autori është trajner i futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat