Silva:Jetoja me prindërit e divorcuar

Futboll

Silva:Jetoja me prindërit e divorcuar

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 16:11
Silva:Jetoja me prindërit e divorcuar

David Silva është transferuar te Mançester Siti 8 vjet më parë. Spanjolli e quan këtë lëvizje si një nga vendimet më të mira të jetës.

Ai zgjodhi të shkonte në Angli, me gjithë interesimin e vazhdueshëm të Barcelonës dhe Realit. Silva tregon për “BBC” edhe pse duhej ta merrte këtë vendim. “Ishte një nga vendimet më të mira të jetës sime. Ata më telefonuan dhe treguan interes. Në atë kohë jetoja me prindrit e mi dhe ata ishin të divorcuar. Kjo ishte koha e duhur për ti larguar ata që nga Spanja dhe rezultoi se ishte një lëvizje e drejtë.” shpjegon mesfushori.

32 vjeçari rrëfen edhe përshtatjen me Guardiolën, dhe e cilëson atë një gjeni. “Ai i sheh gjërat përpara se të ndodhin, kjo është një bonus. Disa trajnerë përqëndrone te sulmi por ai e mbulon gjithë fushën. Me të jam mësuar të jem më i duruar në fushë. Do të jem edhe 2 sezone te Siti. Kam thënë gjithmonë se dua ta mbyll me Las Palmas, por të shohim sa do të jem gati” përfundon David Silva. Spanjolli është një nga lojtarët më të rëndësishëm për Mançester Sitin, por edhe për kombëtaren e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat