“Challandes, rrugës për t’u bërë hero në Kosovë”

Futboll

“Challandes, rrugës për t’u bërë hero në Kosovë”

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 23:51
Bernard Challandes

Gazeta zvicerane, Blick, i ka kushtuar një shkrim Përfaqësueses së Kosovës, veçanërisht trajnerit Bernard Challandes, i cili dha një deklaratë interesante.

Zvicerani flet për gjendjen në Kosovë, ardhjet e mundshme, shpresat për kualifikim etj.

Kampionati Evropian? “Sigurisht që ne mund ta arrijmë këtë. Falë Ligës së Kombeve, Kosova mund të besojë kualifikimin në 2020”.

Bernard Challandes është në rrugë të mirë për t’u bërë hero kombëtar atje, shkruan Blick, përcjellë “Perfaqesuesja e Kosoves-Dardanet”.

Kosova ka luajtur pesë ndeshje këtë vit. Dardanët arritën 4 fitore dhe 1 barazim, duke mos pësuar asnjë gol. Dhe kështu, tani Kosova po udhëheq tabelën e Grupit 3 të Ligës D, me 4 pikë të tubuara, vazhdon Blick.

“Skuadrat si Gjeorgjia apo Bjellorusia janë të forta, kanë shumë më tepër përvojë sesa ne. Jemi në moshën dyvjeçare, ne jemi ende një fëmijë që po mësonë të ecë”, thotë Challandes.

Ëndërrimi për kualifikim në EURO 2020?

“Pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve, fillon kualifikimi i rregullt në Kampionatin Evropian. Kjo do të thotë se kualifikimi do të ishte një përgatitje ideale për gjysmëfinale të Ligës së Kombeve”, vazhdon zvicerani.

”Në Kosovë euforia është e jashtëzakonshme. Njerëzit mendojnë se ne mund të bëhemi kampion evropian. Për kualifikueset e para në tokën kosovare, 12.000 bileta u shitën për pak minuta. Ne mund të kishim shitur 30.000 sikur të kishim stadium të madh”, pohon trajneri.

Kosova fitoi në Prishtinë kundër Ishujve Faroe?

“Fakti që stadiumi ynë është renovuar, që tani mund të luajmë në shtëpi dhe jo në Shqipëri, është një moment historik. Po ashtu, tani kemi një terren të përshtatshëm trajnimi në Prishtinë dhe nuk kemi nevojë për të udhëtuar 40 kilometra në Mitrovicë”, thekson 67 vjeçari.

Kosova nuk ka pranuar gol në pesë ndeshjet e vitit 2018. Dhe me virtytet zvicerane, siç thotë Challandes, gjashtë lojtarë në ekipin e tij i kanë rrënjë zvicërane, ose aktualisht luajnë në Superligë: Fidan Aliti (Skenderbeu, në Basel u rrit) Hekuran Kryeziu, Bejamni Kololli, Jetmir Krasniqi, Idriz Voca dhe Arbenit Xhemajli.

Mirlind Kryeziu?

“Kam biseduar me presidentin e federatës Peter Gillieron. E gjetëm njëri-tjetrin shpejt. Kryeziu është në listën time, natyrisht. Por unë nuk përpiqem të bind askënd. Për mua, vetëm një gjë ka rëndësi: çfarë dëshiron lojtari,” thotë përzgjedhësi zvicëran.

“Futbollistët që i kanë thënë po Kosovës, tani duan një gjë: kualifikimin në Kampionatin Evropian në vitin 2020. Kjo përpjekje ka filluar. Qëllimi është real”, përfundon Challandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat