Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj ishte në listën e dëshirave të Chelseat në afatin kalimtar veror.
Megjithatë, largimi i tij nuk u pritë mirë nga drejtuesit e Napolit, kështu që drejtuesit e klubit italian ia pamundësuan këtë transferim.
Gjithë këtë e ka zbuluar agjenti i Hysajt, Mario Giuffredi, i cili tani ka zbuluar se klienti i tij është pranë kontratës së re me Napolin.
Hysaj tashmë konsiderohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë në Serie A, dhe agjenti i tij thotë Sarri nuk kishte gjasa për transferimin e tij.
”Ne ishim duke folur me Napolin për rinovimin e kontratës së Hysajt në afatin kalimtar veror”, tha Giuffredi për Radio Kiss Kiss.
”Më pas erdhi interesimi i Sarrit, por kjo nuk ishte në radhë për t’u kompletuar”.
”Ia kemi shprehur klubit dëshirën tonë dhe mbesim ta shohim vendimin e tyre”.