Telashet financiare, Modriç i kërkohen 1.2 mln euro

Futboll

Telashet financiare, Modriç i kërkohen 1.2 mln euro

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 12:32
Luka Modriç

Telashet me organet tatimore spanjolle nuk kanë të përfunduar për Luka Modriç. Sipas të përditshmes spanjolle “El Mundo”, mesfushori kroat që është ende në proces gjyqësor me Agjencinë e Të Ardhurave për evazionin fiskal të periudhës 2013-2014, do të ketë një tjetër përballje me të.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Agjencia e të Ardhurave ka kërkuar që Modriç të paguajë 1.2 milionë euro të tjera në rrugë administrative. Kjo shifër i përket vitit 2012, kur Modriç u transferua te Reali i Madridit dhe, për këtë institucion, Modriç në atë kohë ishte rezident në Spanjë, kështu që duhet të derdhte tatimet në arkat e shtetit spanjoll.

Modriç, që firmosi kontratën e re me Realin e Madridit në fund të muajit gusht të këtij viti, e ka derdhur shifrën e kërkuar nga Agjencia e Të Ardhurave, edhe pse e apeloi vendimin e këtij organizmi.

Për sa i përket konfliktit tjetër të Modriç me Agjencinë e Të ardhurave, kroati akuzohet për shmangien e shumës prej 870.728 euro për vitet 2013 dhe 2014.

Modriç duket se i ka kaluar të drejtat e imazhit të tij në një shoqëri me seli në Luksemburg, të kontrolluar nga ai vet. Mesfushori i Realit të Madridit, për të evituar dënimin me burg, pagoi rreth 1 milion euro për këtë rast, e sipas “El Mundo”, ai është në bisedime me Prokurorinë për arritjen e një pakti konfidencial, duke ndjekur hapat e Cristiano Ronaldos, Marcelos e Jose Mourinhos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat