Inter – Brozovic, koha për kontratë të re - Bota Sot
Inter – Brozovic, koha për kontratë të re

Futboll

E shtunë, 20 tetor 2018

Inter – Brozovic, koha për kontratë të re

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 15:52
Marcelo Brozovic

Marcelo Brozovic do të ketë ofertë për vazhdimin e kontratës në Inter.

Në shtëpinë e Interit po punojnë për rinovimin e kontratave të disa prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.

Në radhë të parë qëndrojnë kapiteni Mauro Icardi dhe qëndërmbrojtësi sllovak Milan Skriniar por në hierarkinë zikaltër nuk mbetet pas as mesfushori kroat Marcelo Brozovic i cili është shndërruar në një lojtar të pavezëndësueshëm për trajnerin Spalletti.

Mesfushori kroat ka kontratë me Interin deri në vitin 2021. Ideja e drejtuesve zikaltër është tia zgjatin atë edhe me 2 vite të tjera me një pagë të përmirësuar ndjeshëm, si shpërblim për paraqitjet e mira që ka bërë 25-vjeçari ballkanas gjatë kësaj periudhe.

Në kontratën aktuale të Brozovic ekziston edhe klauzola e largimit që kap shifrën e 50 milionë eurove. Drejtuesit e Interit synojnë të rritin edhe vlerën e klauzolës në kontratën e re ose ta heqin përfundimisht atë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test