Juve fillon negociatat me agjentin e De Ligt

Futboll

Juve fillon negociatat me agjentin e De Ligt

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 16:38
Matthijs De Ligt

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus po mendon ta përforcojë repartin defensivë.

Emri i ri në listën e Zonjës së Vjetër është mbrojtësi i talentuar holandez Matthijs De Ligt.

Kampionët e Italisë kanë filluar bisedimet me agjentin e lojtarit të talentuar holandez.

E përditshmja italiane La Gazzetta Dello Sport shkruan se Juventus është duke tentuar të arrijë marrëveshje paraprake për De Ligt.

Torinezët janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 45 milionë euro për ta bindur Ajaxin të heqë dorë nga ylli i tyre.

De Ligt pas paraqitjeve jashtëzakonisht të mira me Ajaxin ka zënë vend edhe në përbërjen e Holandës.

Në garë për të janë futur edhe gjigantët tjerë evropian si Chelsea, Manchester United, Barcelona e Bayern Munich.

Mbetet të shihet nëse Juventus do ta fitojë garën për 19-vjeçarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat