Barcelona refuzon të paguaj 6.6 milionë euro tek përfaqësuesit e Neymar

Futboll

Barcelona refuzon të paguaj 6.6 milionë euro tek përfaqësuesit e Neymar

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 10:26
Neymar

Gjigantët e La Ligas, kanë paralajmëruar për një veprim ligjor pasi që kanë refuzuar që të paguajnë Andre Cury’in, si përfaqësues i Neymar në marrëveshjen e tyre me PSG për brazilianin.

Barcelona është duke refuzuar të paguajë një shumë parash për përfaqësuesit ekzekutiv të Neymar, Andre Cury, që ishte pjesë e marrëveshjes 222 milionë euroshe.

Radio stacioni Cadena Ser ka thënë të enjten që Cury, një këshilltar pranë klubit katalunas për tregun me lojtarët amerikano-jugorët, është dashur ti jepen 6.6 milionë euro si pjesë e marrëveshjes së largimit të Neymar në Paris Saint-Germain vitin e kaluar.

Cury e ka refuzuar këtë raport, sipas të përditshmes katalunase Sport, kurse klubi ka lëshuar një deklaratë që ai nuk do ta merr një pagesë te tillë.

Përderisa ata kanë pranuar që Cury është i involvuar edhe në disa nënshkrime të lojtarëve si Philippe Coutinho, Paulinho, Yerry Mina dhe Arthur, Barca ka theksuar se ai assesi nuk është pjesë e ndonjë pagesë të Naymar pasi që lojtarit vetëm i është aktivizuar klauzola e blerjes.

“Barcelona refuzon të bëj çfarëdolloj pagese për Andre Cury si komision për largimin e lojtarit Neymar Jr”, thuhet në deklaratën e klubit.

“Largimi nuk ka qenë rezultat i ndonjë marrëveshje për transfer, por ka qenë si pjesë pasi që klubi tjetër ka paguar klauzolën e tij të lirimit. Cury, nuk ka marrëveshje ekskluzive kontraktuale me klubin, edhe pse kompania e tij merret me skautim”.

“Ai më parë ka bashkëpunuar me Barcelonën ku ne kemi marrë lojtarët e tij si; Paulinho, Yerry Mina, Coutinho dhe Arthur. Barcelona ruan të drejtën për të marrë veprime ligjore nëse klubi e sheh që shpërndahen të tilla tregime fallco, në mënyrë që ta mbrojë legjitimitetin e klubit dhe imazhin e vet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat